Banorët e fshatit Livoç i Ulët, kanë dhënë propozimet e projekteve që ata duan të realizohen në lokalitetin e tyre, në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje.
Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arbenita Sopi Haziri, tha se po vazhdojnë konsultimet për buxhetimin me pjesëmarrje të banorët në Livoç të Ulët.
Kushtrim Ibrahimi, drejtor i Shërbimeve Publike, Infrastrukturë dhe Banim, i informoi banorët me projektet që janë realizuar dhe janë në realizim, derisa kërkoi nga banorët të vendosin për një projekt në vlerë 50 mijë euro,
Bekim Salihu, drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, tha ideja e ardhjes në Livoç është që banorët të vendosin çfarë projekti të bëjnë me 50 mijë euro.
Sipas tij prona ku duhet të ndërtohet projekti duhet të jetë komunale.
Ai informoi banorët që të gjitha propozimet e tyre do të votohen sot, ndërsa 4 nga ta do të votohen pas dy javësh dhe njëri prej tyre të realizohet.
Banorët e këtij fshati pas diskutimeve dhanë 10 propozime për projekte që kanë ndikim në jetën dhe mirëqenien e tyre, derisa 4 nga ato u votuan
Lista e propozimeve për projekte në këtë lokalitet:
1. Park te qendra e fshatit,
2. Rregullimi i parkut te varrezat e kafshëve,
3.Këndi i lojërave te ambulanta
4. Ndriçimi i fshatit.
Pas dy javëve do të votohet njëri nga këto projekte. /2LONLINE/