DYLON

Rashiti: Me inate politike, destruktivitet dhe me tendenca negative nuk qeveriset komuna

Rashiti: Me inate politike, destruktivitet dhe me tendenca negative nuk qeveriset komuna
Avatar photo Redaksia

“Mbi 2.5 milion euro të bllokuara si pasojë e mosfunksionimit të punës së Kuvendit Komunal në Gjilan. Papërgjegjësia institucionale e pushtetit të VV-së në Gjilan, inatet politike dhe problemet e jashtëzakonshme të krijuara nga kryetari i komunës, ka bërë që gjithçka të bllokohet në projektet e planifikuara në këtë vit”, thotë Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan.

Sipas tij, qasja destruktive e kryetarit të komunës dhe mospjesëmarrja e tij në seancat e Kuvendit Komunal dhe tendenca e tij për ta fajësuar opozitën për mosmbajtjen e seancave, ka bërë që mbi 2.5 milion euro të bartura nga buxheti i vitit të kaluar, ende nuk janë destinuar për dhjetëra projektet e planifikuara të këtij viti, ndërsa veç po kalon gjysma e vitit kalenderik.

EkoHigjiena

“Manipulimi publik është bërë instrument i qeverisjes së VV-së në Gjilan. Mos transparenca ndaj publikut e ka vlerësuar Gjilanin të fundit prej komunave të Kosovës”, thotë tutje Rashiti.

Sipas tij, PDK kërkon reflektim nga i pari i komunës, që të lërë inatet politike dhe të bashkëpunojë me përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvendin Komunal.

“Qytetarët e Gjilanit nuk janë fajtorë dhe nuk duhet të pësojnë për shkak tekeve tuaja si kryetar komune. Puna ligjore, bashkëpunimi dhe transparenca janë çelësi i ecjes para të projekteve dhe planifikimeve tjera për komunën tonë”, ka thënë i pari i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.