“Banka Ekonomike po vazhdon me angazhimin dhe mbështetjen për sport dhe vlera të përbashkëta shoqërore, në këtë drejtim kemi vendosur të mbështesim Klubin e Volejbollit Drita Femrat nga Gjilani”, thuhet në njoftimin e kësaj banke, transmeton 2LONLINE.com.
KV Drita u themelua në vitin 1982 dhe është një nga klubet më të suksesshme në Kosovë i cili zhvillon garat në super ligën e Kosovës.
Disa nga arritjet e klubit janë:
· Kampion në ligën rajonale të Kosovës në vitet 1984-1989
· Kampion i Kosovës në vitet 1993- 1998 dhe 2016- 2022
· Fitues të kupës së Kosovës në vitet 1992-1996 dhe 2014-2022
· Fitues të Super kupës së Kosovës në vitet 2015- 2020
· Fitues të Kupës së FVK në vitet 2015-2018
Klubi KV Drita Femrat ishin pjesëmarrëse për herë të parë në historikun e Volejbollit Kosovar në CEV Champions League në vitin 2016.
Banka ka premtuar mbështetjen e mëtejmë të klubeve sportive, me qëllim që të krijohen kushte sa më të favorshme për zhvillim dhe rritje të cilësisë së sportit, thuhet në njoftimin e kësaj banke. /2LONLINE/