Këtë të mërkurë nisin ndeshjet e DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll. Në fazen e parë derbi do të jetë në Suharekë, ku do të takohen Ballkani dhe Drita.
Kjo ndeshje paraqet një përballje të vërtetë, duke e ditur formën e të dyja skuadrave të kreut të tabelës në Superligë.
Njëra nga këto dy skuadra do t’i thotë lamturmirë aventurës së kompeticionit të dytë për nga rëndësia në vendin tonë, teksa në Therrandë janë të bindur që do të vazhdojnë rrugëtimin deri në finale.
‘Portokallintë’ përmes faqes zyrtare kanë shprehur haptazi ambicjet për fitimin e këtij kompeticioni, duke paralajmëruar ekipin ‘bardhekaltër’ në këtë mënyrë:
“FC Ballkani në sezonin paraprak ka lënë një mision të pa përmbushur, duke e mbaruar aventurën për kupë në gjysmë finale, kësaj radhe Kapiteni Visar Berisha me shokë, e në veçanti me tre musketarët janë të etur që të rrëmbejnë këtë titull me renome në vendin tonë, andaj do të bëjnë çmos për të filluar mbar këtë garë kundrejt FC Drita.
Klubi jonë nuk ka plan B, vetëm fitorja është opsion”, shkruan faqja zyrtare e Ballkanit.