FC Ballkani ka debutuar në fazën e grupeve në Ligën e Konferencave, me barazim, ndaj skuadrës rumune, CFR Cluj, ndërsa ka mundur shumë lehtë të dilte me gjah të plotë, pasi fitorja iu “iku”, fare fare në fund, në minutat shtesë të lojës.
Ky ballafaqim që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” mes FC Ballkanit dhe CFR Cluj-it, ka përfunduar me rezultat 1 – 1.
Kampioni i Kosovës, në minutën e 65-të arrit të kalojë në epërsi ndaj kampionit rumun, përmes kapitenit Armend Thaqi, derisa në minutën e 91-të barazoi Yuri Matis. /2LONLINE/