DYLON

Kosova është vend i vogël, por aleat me zemër të madhe i SHBA-së në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Kosova është vend i vogël, por aleat me zemër të madhe i SHBA-së në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me ministra e shefa të mbrojtjes të mbi 50 shteteve aleate të SHBA-së, nën organizimin dhe udhëheqjen e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III, ka marrë pjesë në takimin e pestë të radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Në bazën ajrore amerikane Ramstein të Gjermanisë përveç miratimit të vendimit të Presidentit Biden për transferimin e kapaciteteve ushtarake amerikane në vlerë prej 675 milionë dollarësh në Ukrainë, theksi i takimit ishte në ndihmën afatgjate për Ukrainën, teksa përballet me pushtimin rus.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Ministri Mehaj theksoi se Republika e Kosovës është e vendosur dhe e përkushtuar maksimalisht, përkrah aleatit tonë të pazëvendësueshëm, SHBA-së, në mbrojtje të vlerave euroatlantike si: paqja, liria dhe demokracia, për Ukrainën dhe gjithë vendet dhe popujt liridashës dhe paqedashës në Botë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.