“Përsëri dështon mbajtja e seancës së Kuvendit Komunal në Gjilan për shkak të mungesës së transmetimit të saj. Lëvizja Vetëvendosje në pushtet është ngjitur duke premtuar transparencë, llogaridhënie dhe profesionalizëm. Sot, në vend të transparencës ka terr informativ, në vend të llogaridhënies ka arrogancë, e në vend të profesionalizmit ka familjarizim”, ka thënë Ardian Azemi, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan .
Sipas tij, udhëheqja e Gjilanit është e interesuar me mbajtë në terr informativ gjithçka që ndodh në Komunë. Kuvendi është arenë ku përplasen qëndrimet e ku duhet dhënë llogari ekzekutivi, prandaj po i pamundësohet transmetimi sepse kësisoj pamundësohet puna e si pasojë e kësaj qytetari mbetet i pa informuar për atë që realisht po ndodh në Gjilan.
‘I bëjmë thirrje institucioneve në Gjilan që sa më parë t’i kryejnë detyrat e obligimet e tyre dhe t’i kthehemi punës në Kuvend. Sado që ka përpjekje me e mbajt larg realitetit qytetarin, ai ka me gjetë forma për me kuptu çka realisht është tu bë pushteti. E papranueshme kjo situatë”. Ka thënë Azemi i AAK-së. /2LONLINE/