Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka thënë se Drejtoria e Arsimit në Gjilan përmes përqindjes po mundohet me kamuflua mungesën e librave për nxënësit gjilanas.
Ai ka bërë me dije se nga klasa 6- 9, janë 4517 nxënës. Nga klasa 1-5, janë 5742. Në total janë 10 259.
Sipas Azemit, 10% e tyre që s’janë të pajisur me libra i bije 1025 nxënës vetëm në Komunën e Gjilanit janë pa libra.
“Në kulmin e marrisë që e kanë bërë me libra, DKA në Gjilan e quan veten si ‘model’ për Komunat tjera. Model me mbi 1 mijë nxënës pa libra. Marre”, ka përfunduar reagimin e tij, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan. /2LONLINE/