Zyrtari për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun i AAK-së, Ardian Azemi ka ironizuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi i cili deklaroi dje se janë dakorduar me Serbinë për targat.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka thënë se dje Qeveria Kurti ka pranuar heqjen e e sovranitetit të shtetit në veri.
Ja postimi i tij:
Erlli elle kjo ditë,
Pranojnë ta heqin sovranitetin në veri, e legjitimojnë Rezolutën 1244, heqin Policinë, i pranojnë targat ‘Kosovska Mitrovica”, edhe hyxhym para kamerave me dhënë myzhde; e bëmë marrëveshjen, veç Serbia s’ka pranue ende!
Fat i madh që këta s’kanë qëllue në pushtet në procese të rëndësishme të Kosovës!