“Kanë kaluar disa muaj prej kur komisioni i Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorisë Arsimit i Komunës së Gjilanit e kanë bërë përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme përmes vlerësimit të performancës, ndërsa ende kontratat nuk janë nënshkruar nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni”, ka thënë, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Ai shtoi se nuk dëshiron të komentojë asgjë rreth kësaj teme, por thjesht i ka disa pyetje për kryetarin e komunës, e ato pyetje janë:
Kryetar, pse nuk janë nënshkruar ende kontratat?!
A mund të jetë arsyeja se disa prej tyre nuk janë të preferuarit tuaj dhe të partisë tuaj?!
Mbetet të shihet se a do të marrin përgjigje këto pyetje të Azemit të AAK-së. /2LONLINE/