“Komuna e Gjilanit me datën 13 nëntor 2023, ka shpallë Ftesë për Aplikim për Farë Gruri. Mbjellja e farës në afatin optimal bëhet nga data 5 deri para datës 25 tetor, ndërsa pushtetit në Gjilan i bjen ndërmend gati një muaj me vonesë se duhet me i dhënë farën bujqve”, ka thënë në një reagim të tij, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Azemi ka bërë me dije se në adresë të tij ka shumë ankesa nga bujqit, të cilët me të drejtë janë të frustruar me këtë çka ka bërë Komuna e Gjilanit.
“Ata thonë se edhe sikur sot ta bëjnë shpërndarjen, jemi tepër vonë, e lëre më sa zgjasin procedurat. Seriozisht, me tu dhimtë ky vend e kjo Komunë në farë derexhe ka ra. Kryetar, kthjellu ose ik n’shpi, e keni ngulfatë Gjilanin”, ka thënë Ardian Azemi i AAK-së. /2LONLINE/