“Komuna e Gjilanit me ekonominë më të dobët në Kosovë. Aspak befasuese, të paktën jo për neve që e kemi ditë dhe kemi paralajmërua për rrezikun që i kanoset Gjilanit nga një mendësi politike që sot qeverisë me komunën tonë”, ka thënë në një reagim të tij, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.
Sipas tij, nuk qeveriset komuna nga adoleshentë inatçorë të pa dijshëm, pa përvojë e servilë.
“Prandaj nuk habitemi që Gjilani prinë edhe me ikjen e të rinjve, të cilët kishin pritje të mëdha nga partia në pushtet, lokal e qendror, e në fund e kuptuan se janë mashtruar, tradhtuar e keqpërdorur deri në ekstrem”, ka thënë Ardian Azemi i AAK-së së Gjilanit.
Sipas tij, as skeptikët më të mëdhenj nuk e kanë pritur se Gjilani ka me degradua deri në këtë nivel dhe kjo është shumë keq. /2LONLINE/