Qyteti i Gjilanit njihet si një qytet me histori të madhe dhe traditë, me identitet unik kulturor që e veçon nga të gjithë qytetet e tjera. Megjithatë, këtij qyteti i mungonte një himn unifikues për të simbolizuar krenarinë e qytetarëve të tij dhe të kaluarën e qytetit.
Por falë vizionit dhe mbështetjes së individëve si Avokati Arsim Vranovci, Gjilani tani ka një himn që përfaqëson shpirtin e qytetit dhe shërben si dëshmi e këmbënguljes dhe forcës së qytetarëve të tij.
Avokati Arsim Vranovci, i cili njëherazi është Kryetar i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, Pronar i Global Legal Business dhe Pronar i Global Consulting & Development Associates, kompani kjo që është sponsorizuese e krijimit të himnit, erdhi me idenë e bashkimit të qytetarëve me një himn dhe me një vend.
Kënga e titulluar “Himni i Gilanit” e cila u këndua nga këngëtari Naser Berisha është lansuar mbrëmë më 7 prill në një event të organizuar nga Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit në Vali Ranch, e udhëhequr nga bashkëshortja e Avokatit, Delvina Vranovci.
Kjo ngjarje ngjalli entuziazëm dhe hyri ne zemrat e gjithë qytetarëve të Gjilanit.
Lansimi i himnit ishte një moment magjik për të gjithë qytetin, tingujt e të cilit do të mbeten në mendjen e çdo qytetari të Gjilanit dhe çdo bashkatdhetari nga Gjilani në të gjithë botën, dhe ëndrra, vizioni dhe puna e Arsim Vranovci më në fund pritet të merr jetë duke e kënduar çdokush qe e ndien veten GILANGJI.
Ndërsa Gjilani vazhdon të zhvillohet, himni do të mbetet një kujtesë e vazhdueshme e të kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes së qytetit.
Video: HIMNI I GILANIT