DYLON

Demonstrimi i aftësive të FSK-së për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore

Demonstrimi i aftësive të FSK-së për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore
Avatar photo Redaksia

Sot, Forca e Sigurisë së Kosovës, në praninë e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit, dhe oficerëve tjerë të Forcës, organizuan aktivitetin e demonstrimit të aftësive për manovrim me kapacitete të Operacioneve Speciale dhe Kërkim Shpëtimit malor në kushte dimërore.

Garda Kombëtare që është njësia kryesore e FSK-së, me kapacitete të reagimit në emergjenca civile duke përfshirë kapacitet e njësisë së Kërkim Shpëtimit (KSH), në bashkëpunim me njësinë e Operacioneve Speciale, me qëllim të demonstrimit të aftësive për planifikim dhe ekzekutim të operacioneve të KSH malor demonstruan:

EkoHigjiena

Evakuimin e të lënduarve me teleferik; Operacionet me motor-ski; Operacionet e Kërkim-Shpëtimit me K9 (qenë); Kërkim-Shpëtimi në Ortek; Trajtimin e të lënduarve, Qitjet me precizitet të lartë dhe aktivitete tjera.

Ky aktivitet gjithashtu shërben në funksion të testimit dhe ngritjes profesionale të Forcës në ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritete Civile (MUAC) sipas mandatit dhe misionit të Forcës.

Komandanti i FSK, përgëzoi udhëheqësinë e njësive për profesionalizimin e treguar në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e këtij demonstrimi, duke kujtuar që ky kapacitet është shumë i vlefshëm dhe i nevojshëm në mbështetje të autoriteteve civile, dhe si i tillë kërkon aktivitete të tilla për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësive. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.