DYLON

Kryetari Hyseni pjesëmarrës në takimin që kishte për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Komunave

Kryetari Hyseni pjesëmarrës në takimin që kishte për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Komunave
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni mori pjesë në takimin që kishte për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij takimi u prezantuan masat që do të zhvillohen në kuadër të Pakos Emergjente të Bashkimit Evropian, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e të gjitha komunave. Përveç kësaj, në këtë takim u diskutua edhe për masat e efiçiencës së energjisë për ndërtesat shumë-banesore të destinuara për banim social.

EkoHigjiena

Ndryshe, në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrat Murati e Krasniqi, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Alessandro Bianciardi si dhe Drejtori Menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili. /2LONLINE/