Shfaqja “E vërteta” e Teatrit të Gjilanit shpërblehet me dy çmime në Festivalin e Komedisë në Preshevë.
Këtë e kanë bërë të ditur drejtuesit e Teatrit të Qyteti përmes faqes zyrtare.
Dy nga aktorët e kësaj shfaqjeje, Avni Shkodra dhe Tringa Hasani janë shpallur “Aktorët më të mirë në role dytësore” të festivalit.
Drejtuesti e teatrit i kanë uruar aktorët Avni Shkodra dhe Tringa Hasani si dhe gjithë ekipin e shfaqjes “E vërteta”. /2LONLINE/