DYLON

FSK realizon trajnimin ‘’Simboli i Ujkut’’

FSK realizon trajnimin ‘’Simboli i Ujkut’’
Avatar photo Redaksia

Trajnimi Simboli i Ujkut është një nder trajnimet me sfidues i cili mbahet nga KFT. Qëllimi i këtij trajnimi është të ngrisë nivelin profesional, kondicional dhe aftësitë e mbijetesës së pjesëtarëve të saj me qëllim përmbushjen e misionit të KFT-së. Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëtarët e certifikuar janë të gatshëm për çfarëdo sfide dhe detyre që u ngarkohet.

Në këtë trajnim, pjesëtarët trajnohen dhe testohen në detyra të ndryshme deri në nivel skuadre, duke përfshirë: drille të betejës, patrulla luftarake dhe rikonicionit, qitje individuale deri në nivel skuadre, operimi ditën dhe natën dhe mbijetesa. Pjesëtaret të cilët përfundojnë me sukses trajnimin certifikohen dhe mbajnë emblemën “Simboli i Ujkut”. /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.