Avni Mavraj është arrestuar mbrëmë në Merdare në pikëkalimin kufitar të Serbisë. Mavraj ishte duke udhëtuar drejt Evropës dhe është marrë nga policia serbe, me akuzën se ka vrarë serbë gjatë luftës. Avni Rrustem Mavraj është arrestuar mbrëmë në Merdare në pikëkalimin kufitar të Serbisë. Mavraj ishte duke udhëtuar drejt Evropës dhe është marrë nga policia serbe, me akuzën se ka vrarë serbë gjatë luftës.
Lajmin e ka konfirmuar i vëllai, Riza Mavraj. Ai ka thënë për “Epokën e re” se vëllai i tij është ndalur nga policia serbe me arsyetimin se ka vrarë serbë gjatë luftës. “Vëllai mbrëmë është ndalur nga policia serbe në Merdare. Tani s’ka gjysmë orë atë e kanë quar për në Leskovc. Sipas informatave që na erdhën vëllaun po e akuzojnë për vrasje të serbëve në Pejë gjatë luftës. Policia serbe i kanë thënë vëllait se, posedojnë një foto kinse ku shihet ai si snajperist. Vëllai në këto gjëra s’ka dorë, por Serbia po do për t’ia veshur këtë akuzë”, ka thënë Riza Mavraj, duke shtuar se i vëllai ka qenë një veprimtar që çdoherë i ka ndihmuar atdheut.
Riza Mavraj ka treguar se vëllai i tij, gjatë luftës ka qenë i arrestuar nga policia serbe për të njëjtën akuzë, ku ka mbajtur një muaj e gjysmë burg në Leskovc dhe pastaj është liruar nga Kryqi i Kuq. Riza Mavraj ka thënë se për rastin tashme i kanë njoftuar edhe policinë në komunën e Burimit.