Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj kanë përfunduar me sukses Kursin e Liderit Luftarak 41 nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), gjeneral brigade Jeton Dreshaj, rreshter majori komandues, Shukri Abdullahu dhe komandanti i shkollës se nënoficerëve, rreshter major Genc Metaj.
Me këtë rast komandanti i KDS, gjeneral Dreshaj theksoi rëndësinë e përgatitjes dhe edukimit të nënoficerëve, duke vlerësuar lartë rolin e tyre në ushtri “Ju jeni fryma e Ekipit, Skuadrës dhe Togut, dhe kjo fryme e juaja reflekton në shpirtin e Ushtrisë sonë”. Komandanti i KDS-së gjithashtu shtoi “Të edukohesh për të shërbyer dhe mbrojtur Kosovën, duke mos harruar kurrë dëshmoret e kombit është detyrim i ynë” !
Program mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve (NOF) nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre, bënë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/