DYLON

Kadriu i Vatrës ia kërkon dorëheqjen kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit

Kadriu i Vatrës ia kërkon dorëheqjen kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kushtrim Kadriu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit  që vije nga Lëvizje Vatra (opozitë),  tha se kërkon publikisht që Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit të jap dorëheqje sepse nuk është për atë punë.

“Pas dështimeve për muaj të tërë në mbajtjen e seancave nga Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit komunal, e sidomos pas fyerjes në baza gjinore që ia bëri asambleistes së LDK- së, kërkoj dorëheqjen e tij sa më parë”, ka thënë Kadriu, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Kadriu ka kërkuar përkrahje në këtë kërkesë edhe nga opozita, veçmas LDK , por edhe nga pozita, ndërsa sipas tij, do ta votonte çdo kandidat tjetër të Vetëvendosjes për kryesues dhe në këtë kontekst , si shembull përmend edhe emra konkret.

“Natyrisht, më me dëshirë do ta votoja, Ismail Kurteshin për kryesues, pasi që është më konstruktiv dhe bashkëpunues. Gjithsesi, e rëndësishme është që kryesuesi aktual të jep dorëheqje dhe të ndërmerren veprimet për zgjedhjen e kryesuesit të ri”, ka thënë Kadriu.

Përndryshe, në seancën e fundit, kryesuesi i Kuvendit kishte përdorur gjuhë joparlamentare duke  i thënë “xhavgaricë”,  njërës prej anëtarëve të KK-së nga radhët e LDK-së, për çka pati reagime nga Grupi i LDK-së, e më pas edhe nga vet anëtarja e LDK-së që ishte subjekt i këtij ofendimi, si dhe nga ky subjekt politik, ndërkohë që kryesuesi i Kuvendit ka kërkuar, siç ka thënë “ndjesë dhe falje”, për shprehjen e përdorur. /2LONLINE/

Reagimi i LDK-së

Reagimi i Gresa Avdiut

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.