Kosova merr statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare (AP) të NATO-s.
Sot Asambleja Parlamentare e NATO-s votoi pro vendimit të Komisionit Qendror të AP të NATO-s, i cili në mars të këtij viti vendosi që Kuvendit të Kosovës t’i jepet statusi i anëtarit të asociuar.
Asambleja Parlamentare e NATO-s aprovoi këtë vendim, me vetëm një votë kunder dhe me 14 abstenime.
Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Nga qershori i vitit 2014 Kuvendi i Republikës se Kosovës përfaqësohej si delegacion vëzhgues.
Letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politikë në Beograd përmes të cilave kërkuan të mos i avancohet statusi i Kuvendit të Republikës se Kosovës në AP të NATO-s, rezultuan të papërfillshme nga aleatët.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës se Kosovës ndoqi këto punime te cilat përfunduan pak pas orës 12:00, sipas kohës në Bullgari. /2LONLINE/