Autobiografia e Michelle Obamas, është rrugës për t’u bërë libri autobiografik më i shitur në historinë modern të publikimit të librave, duke arritur kështu në 10 milionë kopje të shitura.
Shtëpia e botimeve Penguin Random House, pas një gare të fortë me shtëpitë tjera botuese, fitoi të drejtën për publikimin e librit, duke paguar rreth 65 milionë dollar.
Libri autobiografik Becoming, ka marrë përmasa globale dhe deri më tani është përkthyer në 31 gjuhë. Madje librin mund ta blesh edhe në formën audiobook, apo për ta dëgjuar me zë, ku flet vetë Michelle Obama.
Obama në librin e saj ka treguar për jetën e saj brenda Shtëpisë së Bardhë, duke treguar kështu ngjarje dhe biseda interesante që kanë ndodhur gjatë kohës sa bashkëshorti i saj, Barack Obama shërbeu si President i SHBA-së.