Rajoni New South Wales e ka nisur projektin e përcjelljes së rrugëve me kamera kundër shoferëve që e përdorin telefonin gjatë vozitjes, duke shpresuar se kjo praktikë do ta zvogëlojë numrin e aksidenteve fatale për një të tretën në dy vjetët e ardhshëm.
Kamerat për përcjelljen e shoferëve që përdorin telefona gjatë vozitjes janë pjesë e projektit të parë të këtij lloji në botë. Ato funksionojnë 24 orë dhe u përballojnë të gjitha kushteve të motit.
Bërja ose pranimi i telefonatave me zë gjatë vozitjes lejohet me ligj në këtë rajon, por vetëm kur jeni duke përdorur veturë vetëvozitëse.
Të gjitha veprimet e tjera me telefon, siç janë thirrja me video, përdorimi i rrjeteve sociale dhe fotografimi, janë të ndaluara gjatë vozitjes.
Sipas statistikave zyrtare, 329 persona kanë vdekur në aksidente komunikacioni gjatë këtij viti, ndërsa vitin e kaluar vdiqën 354. Autoritetet po synojnë që numrin e viktimave ta zvogëlojnë për 30 për qind deri në vitin 2021.