Alfaltohet pjesa e tretë e rrugës katër korsi, Gjilani merr pamje tjetër

Alfaltohet pjesa e tretë e rrugës katër korsi, Gjilani merr pamje tjetër

Është asfaltuar pjesa e tretë e rrugës katër korsi Gjilan-Livoç i Ultë, ku përfshihet edhe rrethi përskaj Sahatkullës.

“Jam i lumtur që përfundoi edhe pjesa e fundit e zgjerimit dhe asfaltimit të kësaj rruge moderne dhe me këtë Gjilani ka marrë pamje krejt tjetër.

Krahas kësaj, është përfunduar edhe infrastruktura nëntokësore dhe trotuaret, ndërsa shumë shpejtë pritet të përfundojë edhe ndiçimi. Urime, në veçanti, banorëve që jetojnë në këtë pjesë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Rruga katër korsi Gjilan – Livoç i Ultë ka gjatësi prej 3 kilometra, gjerësi 20 metra dhe pesë rrethrrotullime, ndërkaq ka kushtuar afro 2 milionë euro.

Punimet i patën hapur zyrtarisht kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, në vitin 2017.

KOMENTE