Mbrojtësi kosovar, Florent Hadergjonaj e ka cilësuar si familje Përfaqësuesen e Kosovës. Florent Hadergjonaj, e vlerësoi ekipin e Kosovës si familje në postimin e tij të fundit në Facebook.
“Më shumë se bashkëlojtarë, më shumë se Kombëtare. Jemi familje”, ka shkruar Hadergjonaj në profilin e tij.
Kosova luan nesër (e hënë) në shtëpi ndaj Malit të Zi njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në histori.
Dardanët e presin në stadiumin “Fadil Vorrki” rivalin fqinjësor në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.