DYLON

Rashica motivon skuadrën, “Fitojmë tri ndeshjet e mbetura dhe shkojmë në Evropian”

Rashica motivon skuadrën, “Fitojmë tri ndeshjet e mbetura dhe shkojmë në Evropian”
Avatar photo Elife Sherifi

Nesër zhvillohet ndeshja Kosovë – Mali i zi, e vlefshme për kualifikimet Euro 2020.

Milot Rashica, apo ndryshe qysh po e thërrasin tifozët si ‘Raketa’ e Werder Bremenit dhe Kosovës, ka folur në konferencë për shtyp duke thënë se Kosova ka gjasa të mira për tu kualifikuar në Evropian.

“Besoj që deri tash kemi bë rrugëtim shumë të mirë dhe të gjithë lojtarët kemi marrë përvojë të mirë. Edhe pse Anglia ka humbur, pa marrë parasysh, sado që janë vështirësuar punët, pavarësisht rezultatit atje, ne hyjmë në çdo ndeshje për fitore. Shpresojmë të fitojmë qysh nesër e më pas të koncentrohemi për ndeshjen e radhës. Ne kemi besuar nga fillimi, prej kur kemi parë grupin, pas çdo ndeshje kemi pasur besim për ndeshjen e radhës. Gjithçka është e mundshme, veç duhet me i pa ndeshje pas ndeshje”, ka thënë Rashica.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.