Për periudhën raportuese janar-prill 2023 Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të mbledhë te hyra 47.7 milionë euro apo 17.7% më shumë se periudha e njëjtë e vitit paraprak.
Rritja e këtyre statistikave siguron arkën e shtetit që janë inkasuar në total 317.1 milionë euro tatime, dhe 83.6 milionë euro kontribute pensionale, që në total tatime+kontribute janë 400.7 milionë euro.
Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është rezultat i përkushtimit maksimal të të gjithë stafit të ATK-së, si dhe trajtimi specifik i sektorëve të cilët sipas parametrave dhe analizave të ATK-së shkaktojnë mos përmbushje tatimore.
Në mënyrë që të kemi zbatim të drejtë dhe të barabartë të Legjislacionit Tatimor, ATK fton të gjithë qytetarët dhe tatimpaguesit që t’i raportojnë rastet e evazionit fiskal përmes linjës pa pagesë 0800 80 800, thuhet në komunikatën e ATK-së. /2LONLINE/