Duke pas parasysh fillimin e sezonit të verës kur shumëfishohet aktiviteti në klubet e natës, bare dhe restorante të ndryshme, Administrata Tatimore e Kosovës ka kryer aktivitete gjatë ditëve të vikendit, tek ky sektor në disa qytete të Kosovës.
ATK bënë të ditur së këto inspektime janë bërë në përpjekje për të siguruar që këto biznese janë duke respektuar thirrjet ligjore për lëshim të kuponëve fiskal.
Gjatë inspektimeve, inspektorët kanë identifikuar disa raste ku klubet e natës, restoranet dhe baret e ndryshme, nuk po i respektojnë rregullat tatimore – kryesisht në lëshimin e kuponëve fiskal. Andaj, si rezultat i këtyre aktiviteteve janë vizituar 12 subjekte biznesore, tek të cilat është konstatuar se nuk kanë lëshuar kuponë fiskal pas shërbimeve të ofruara. Me këtë rast, janë lëshuar 163 gjoba në vlerë 41 mijë euro, për të cilat do të iniciohen raste penale. Këto aktivitete kanë evidentuar edhe 77 punëtorë të pa regjistruar, si dhe janë konfiskuar 7 printer jo-fiskal, thuhet ne njoftimin e ATK-së.
Rikujtojmë të gjithë tatimpaguesit se shkeljet të tilla ligjore, ndikojnë rëndë në rritjen e ekonomisë jo-formale në treg, e cila më pas krijon pabarazi dhe konkurrencë jo të drejtë, thuhet ne njoftimin e ATK-së.
Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me pajisje elektronike fiskale (PEF) / sistem fiskal (SF) dhe të lëshojnë kuponë fiskal, thuhet ne njoftimin e ATK-së. /2LONLINE/