DYLON

Prokuroria: Ndalohet një person për “keqpërdorim të besimit”

Prokuroria: Ndalohet një person për “keqpërdorim të besimit”
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, ka ndaluar të dyshuarin L.V., punëtor në ndërmarrjen “Viva Fresh Store”, në njësinë nr.2 në Gjilan, thuhet ne njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit.

Ekziston dyshimi se i njëjti, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tij ekonomike dhe duke keqpërdorur besimin e kompanisë, e ka dëmtuar kompaninë në vlerë financiare mbi 20,871.24 €.

EkoHigjiena

Me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’, nga neni 330 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari L.V., me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale, thuhet ne njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.