Studiuesit e Universitetit të Torontos kanë arritur në përfundimin se kush zgjohet herët, ka më shumë mundësi mirëqenieje.
Ndryshe ndodh me grupin që zgjohet vonë, që janë kryesisht të rinjtë.
Sipas një studimi të fundit të kryer në Kanada, njerëzit që zgjohen herët në mëngjes janë më të lumtur se sa ata që zgjohen vonë.
Kjo, për një arsye shumë të thjeshtë: Mëngjesi transmeton mjaft energji pozitive dhe njerëzit janë më të lumtur në këtë periudhë të ditës.
Të zgjohesh herët në mëngjes ndikon në mirëqenien emocionale. Njerëzit e përfshirë do të ndihen të shëndetshëm, sepse ata flenë mirë. Një gjumë me cilësi ka efekt pozitiv në sistemin imunitar. Ndoshta për shkak se kjo normë përputhet më shumë me organizimin e shoqërisë