Sabit Rrustemi
(2L ONLINE) – Kabineti i Presidentes Atifete Jahjaga, para se të vendos për emrat që do duhej t’i dekorojë me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e ka pasur për detyrë dosido që t’i verifikojë propozimet të cilat ju kanë adresuar për dekorata.
Anise historianët po heshtin po, populli e di, e di edhe unë se, bie fjala nga Anamorava, përjashto Hasan Alinë dhe Ymer Myqybabën, ka pasur shumë figura tjera më kontribuuese që janë flijuar e martirizuar për lirinë e Kosovës dhe ate, në periudha të ndryshme kohore.
Po i veçoj vetëm disa:
Kosum Seferi, shtylla kryesore e logjistrikës së ushtrisë së Idriz Seferit gjatë viteve 1910 – 1912, i cili ra heroikisht në Shkup, në vitin 1915, duke luftuar kundër bullgarëve.
Salih Ajvazi – Terzia, pjesë e Shtabit të ushtrisë së Idriz Seferit dhe rezistencës shqiptare për pavarësi gjatë viteve 1910 – 1912, i zënë rob nga ushtria sebe më 1913 dhe i pushkatuar në Gjilan sepse nuk ju nënshtrua kërkesave të serbëve për t’u kryquar dhe për ta ndërruar emrin. I njohur për thënien e tij të famshme, atë kohë: “Baba ket emën ma ka lanë: Salih kam le dhe Salih kam me dekë”.
Limon Staneci, një nga figurat më të shquara të rezistencës shqiptare gjatë viteve 1941 – 1944.
Xheladin Kurbalia, ndër komandantët e parë të LNÇ-së, i cili shkaku i padrejtësive, u shkëput prej aradhave partizane dhe ju bashkangjit rezistencës shqiptare deri në vdekje.
Mark Gashi, njëri nga komandantët e luftës për mbrojtjen e trojeve etnike, i emëruar prej vetë Mulla Idriz Gjilanit, si oficer karriere, i njohur edhe si Mark Dredha prej luftëtarëve, shkaku i zotësisë në përdorimin e minahedhësit. I burgosur dhe i dënuar bashkë me Metush Krasniqin dhe, më pas i anatemuar prej pushtetit të kohës, deri në vdekje.
Lazër Berisha, njëri ndër intelektualët e parë të Komunës së Gjilanit, profesor i gjimnazit të Prishtinës dhe Prizrenit, në vitet 1941 – 1944, i emëruar me dekretin e ministrit të asaj kohe, Ernest Koliqit, pjesmarrës i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe i i rezistencës shqiptare , i pushkatuar pa gjyq nga brigada e Shefqet Peçit në Prizren (1944)
Adem Stanqiçi, një funksionar i kohës gjatë viteve 1941 – 1944, kryetar i komunës së Zhegrës dhe i ngarkuar prej vetë Mulla Idrizit si organizator kryesor i rezistencës shqiptare përgjatë Udhës së Frengit, prej Preshevës e deri në Shkup, bashkë me Sylë Hotlën, Hajdin Kurexhën dhe Hamzë Bellanocin.
Fazli Dauti – Haxhaj, gjithashtu një figurë e shquar e rezistencës shqiptare në Kardak gjatë viteve 1941 – 1945, organizator dhe më pas një nga tribunët e popullit deri në vdekje, me qëndrim burrëror e atdhetar… etj, etj
Mustafë Rushiti – Kokaj, mësues dhe bashkëluftëtar besnik i rezistencës shqiptare i cili pasi vrau dy oficer të OZN-ës në Remnik, ju bashkangjit Hasan Alisë, deri në vdekje.
Isuf Baftiari apo i njohur në popull si Hoxhë Lipovica, figurë e shquar e rezistencës shqiptare në Karadak dhe njëri nga komandantët lokal të mbrojtjes së kufirit gjatë viteve 1941 – 1944. Më pas i burgosur dhe i persekutuar deri në vdekje.
Isuf Pidiqi, figurë e shquar e rezistencës shqiptare deri në rënien e tij heroike me 7 janar 1945 në Stacionin policor – ushtarak të Zhegrës ku vrau dy “roje partizane” dhe dy të tjerë i plagosi … e emra të tjerë që, njëmend do ta kishin nderuar edhe vetë Institucionin më të lartë të shtetit.
Por, ata që po propozojnë e vendosin sot për dekorata, nuk po e pyesin askend….
Kështuqë, në rastin e Anamoravës , me qendër Gjilanin qysh u lajthit dhe rrëshqiti kohë më parë Presidenti Bujar Nishani, njejtë u lajthit e rrëshqiti dhe presidentja Atifete Jahjaga. /2L ONLINE/