“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin Astrit Thaqi”, thuhet në njoftimin e zyrtar të FC Drita, klubit bardh e kaltër nga Gjilani.
“Sot në ambientet e klubit, Thaqi është pritur nga drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në familjen bardh e kaltër dhe ku kanë nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin”, thuhet tutje në njofitm.
Në tej thuhet se Thaqi ka përvojë të gjatë në superligë si dhe në arenën ndërkombëtare.
Astriti Thaqi është paraqitur për shumë skuadra kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ballkani. /2LONLINE/