Qendra e Trajnimit e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) po ofron mbështetje teknike për komunën e Kamenicës, më saktësisht për Grupin Punues të kësaj komune në hartimin e Koncept Dokumentit të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal.
Përmes kësaj punëtorie, AKK po ndihmon Grupin Punues për të adresuar punën e deritashme në këtë koncept dokument dhe se si të vazhdohet më tutje, duke dhënë sugjerime rreth punës drejt draftimit final të këtij dokumenti që është i një rëndësie shumë të madhe për komunën e Kamenicës.
Po ashtu, kjo punëtori ka ndihmuar Grupin Punues që të identifikojë, trajtojë dhe analizojë aspekte të ndryshme rreth zhvillimit ekonomik lokal të cilat mund të përfshihen në këtë dokument. /2LONLINE/