Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK), dega në Gjilan, Zarife Asllani, si njëra nga gratë e prekura nga kanceri e që e ka tejkaluar tanimë, ka reaguar lidhur me kërkesën për ndihmë për një grua e cila vuan nga kjo sëmundje.
Asllani përmes një postimi në Facebook, ka apeluar që ti dilet në ndihmë, siç shprehet ajo, ” gruas së hekurt”.
“Të bëhemi bashkë në këto momente ta ndihmojmë këtë zonjë ‘Grua të hekurt’ të bëhemi shpresë për njëra-tjetrën, sepse shteti nuk po na sheh, po hasmi në veshtë e shurdhër fatkeqësisht”, ka shkruar Asllani.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Të bëhemi bashkë në këto momente ta ndihmojmë këtë zonjë ‘Grua të hekurt’ të bëhemi shpresë për njëra-tjetrën, sepse shteti nuk po na sheh, po hasmi në veshtë e shurdhër fatkeqësisht.
Shqiptarët njihemi për njerëz humanë dhe solidarë, të bëhemi bashkë sot e përgjithmonë!