Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kethrin Eshton ka ftuar për sot në Bruksel delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë për të diskutuar për ndërtimet në dhe afër urës në lumin Ibër në Mitrovicë.
Zyra e kryenegociatorës së Kosovës Edita Tahiri theksoi se nga ky takim pritet të dalë një plan konkret për heqjen e barrikadave dhe lëvizjen e lirë në urën e Ibrit dhe përreth saj në pajtim me ligjet e shtetit të Kosovës.