Në provincën Hunan në Kinë, mos humbni rastin të provoni përjetimin unik: Vozitjen 33 metra të lartë në ashensor të qelqit, i cili ka hyrë në Librin e Rekordeve të Guinessit, si ashensori më i lartë në ambient të hapur në botë.
Ashensori ‘Bailong’ apo ‘Njëqind dragonj’ nuk është për ata me zemër të dobët.
Kabina e qelqtë e ashensorit ngjitet lart në shkëmbin Vulingiuan dhe ofron vërtet pamje spektakolare në parkun kombëtar, i cili gjendet jo larg qytetit Zhangjiaji.
Pos që është më i larti, ky është edhe ashensori më i rëndë në ambient të hapur.
Binarët nëpërmjet të cilëve ngrihet ashensori janë të ndërtuar në shkëmb, ndërsa deri në majë nevojitet rreth një minutë, derisa më parë është nevojitur më shumë se një orë vozitjeje në mënyrë që turistët të kënaqen me pamjen në shkëmbinjtë ranorë të cilat janë përfshirë në listën e UNESCO’s si trashëgimi botërore.
Kur është bërë i ditur ndërtimi, janë nxitur polemika të shumta rreth asaj se a do të duhej të ndërtohej një atraksion i tillë në parkun nacional i cili është nën mbrojtjen e UNESCO’s.
Ekologët i ka brengosur rritja e numrit të turistëve në parkun edhe ashtu të vizituar shumë. Këtë rajon e vizitojnë pesë milionë turistë çdo vit.