Në një operacion të përbashkët, Ekipet e EOD-së të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), EOD e KFOR-it Amerikan dhe EOD e KFOR-it Ukrainas, është bërë asgjësimi i 1447 municioneve eksplozive të cilat ishin gjetur nga ekipet e Kompanisë së Deminimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj.
Operacioni i demolimit është realizuar me sukses në Poligonin e FSK-së në fshatin Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.
Kompania e Deminimit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar do të vazhdoj deri në asgjësimin e gjitha municioneve eksplozive që rrezikojnë jetën e qytetarëve në Republikën e Kosovës. /2LONLINE/