Në fshatin Tërpezë është asfaltuar rruga “Lavdia e UÇK-së”, në gjatësi prej 300 metrash, që lidh rrugën “Shtegu i UÇK-së” me rrugën “Kalaja”.
Kjo rrugë është mirëpritur nga banorët, e cila do t’ iu mundësoi qarkullim më të lehtë.
“Ata kanë shpreh falenderime për Institucionet komunale, konkretisht kryetarin Sokol Halitin, i cili po realizon ato që ka premtuar për investime dhe rregullimin e infrastrukturës, për një jetë më të mirë për qytetarët e Tërpezës”, thuhet në komunikatën e Zyrës për informim të komunës së Vitisë.