DYLON

Shtimi i numrit të aksidenteve, shqetësuese për Institucionet komunale dhe policinë

Shtimi i numrit të aksidenteve, shqetësuese për Institucionet komunale dhe policinë
Avatar photo Redaksia

Kohët e fundit, në komunën e Vitisë janë shtuar rastet e aksidenteve në trafik. Sipas raportit të policisë, brenda muajve të fundit, kanë ndodhur 6 aksidente në këtë komunë që kanë rezultuar me 7 të vdekur, ndërkohë që numri i të lënduarve është tejet i madh.

Ky është një shqetësim edhe i qytetarëve, por edhe Institucioneve komunale.

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka ftuar një takim me mekanizmat e sigurisë dhe drejtoritë komunale, që kanë të bëjnë me komunikacionin dhe shërbimet publike.

EkoHigjiena

Në këtë takim të kryetarit Haliti me komandantin e policisë në Viti Afrim Halilin dhe drejtorin e Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi e atë të Inspektoratit Skender Ahmeti, u shqyrtuan mundësit e intervenimit në infrastrukturën rrugore me sinjalistikë që tërheq vëmendjen e ngasësve, apo edhe të rregullimit të ishujve rrugor, në disa udhëkryqe që konsiderohen me rrezik për këmbësorët dhe në përgjithësi qytetarët.

Si vende që u identifikuan me rrezikshmëri më të lartë ishin udhëkryqet: në rrugën për Beguncë, udhëkryqi tek rruga për Pozheran, pastaj udhëkryqi tek pompa e derivateve Alidemaj në Viti, udhëkryqi në Ramnishtë, si dhe udhëkryqi i rrugës Remnik-Nasal.

Ata u pajtuan që të merren masa sa më shpejtë në këto vende, por edhe vende të tjera që konsiderohen si të rrezikshme, e të cilat do ti paraqesë kryetari Haliti në instanca më të larta.

Po ashtu, u shqyrtuan edhe mundësit për vendosjen e barrierave nëpër disa zona që mund të ndikojn në ngadalsimin e shpejtësisë, sidomos në vendbanime apo afër institucioneve shkollore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.