Nga: Ardian Azemi
Në “Breg të Djegur”, në këtë rrugë (shih foton) jeton një qytetar i cili mund të lëvizë vetëm me karrocë prej vitesh për shkak të një aksidenti që e la të palëvizshëm.
Rruga është e pa asfalltuar e cila ia pamundëson familjarëve me shetitë me karrocë. Ata detyrohen përmes ngushticave mes shtëpive të fqinjëve me shumë telashe me u qasë në rrugën tjetër e cila është e asfalltuar.
I bëjë thirrje institucioneve komunale që të dalin e ta vizitojnë këtë rrugë dhe po ashtu familjen e personit në karrocë për tu bindur sa me urgjencë është asfalltimi i saj. Është obligim i yni si shoqëri e si institucione të jemi krah personave me aftësi të kufizuara kudo e kurdo që ata kanë nevojë.
Dua me besue që kjo kërkesë ka me i ra ne sy kryetarit të komunës se Gjilanit dhe ka me u realizu. /2LONLINE/
/Autori është Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan/