Ende mbetet e paqartë e ardhmja e ish-mbrojtësit të Shkëndisë, Ardian Cuculi, kontrata me Kf.Kukësin i skadoi pas ndeshjeve në Evropë.
Mbrojtësi 32 vjeçar nga Kërçova ishte përfolur për një kalim në kampionatin kosovar dhe atë në dy skuadra të mëdha.
Fillimisht, Cuculi nuk arriti të mirret vesh me Prishtinën, ndërsa shërbimet e tij nuk i siguroi as Drita, që poashtu kërkonte me ngulm transferimin e tij.
Në këtë drejtim, FK Kukësi është në avantazh për nga klubet e tjera për ti ri-fituar shërbimet e kërçovarit dhe së fundmi u pa në një fotografi të përbashkët me Drejtorin Sportiv të Kukësi, Nderim Nexhipi.
Ende nuk dihet nëse Cuculi do të ndërroj ambient apo do e vazhdojë ‘dashurinë’ me klubin e vjetër.