DYLON

Kosova ndeshje vendimtare ndaj Luksenburgut, Federata fton tifozët

Kosova ndeshje vendimtare ndaj Luksenburgut, Federata fton tifozët
Avatar photo Elife Sherifi

Ndeshja Kosova – Luksemburgu luhet të mërkurën (sonte) nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Synimi i Kosovës për fitore është jetik dhe i mbanë gjallë shpresat për të kaluar me sukses raundin e tretë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.

Për të përfunduar në vend të parë në grup, Kosova duhet të fitojë me Luksemburgun e më pas të shtunën në udhëtim me Britaninë e Madhe.

EkoHigjiena

Për këtë arsye, Federata e Basketbollit të Kosovës ditë më parë kishte bërë ftesë/thirrje zyrtare për tifozët kosovarë që të jenë në përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës në këto dy ndeshje vendimtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.