Kreativiteti i artistëve të fushave të ndryshme në këtë kohë pandemie po vazhdon, e në këtë vazhdë edhe i atyre gjilanas. Artisti vizuel, Florent Buca, idetë e tija kreative po i zbaton edhe në këtë kohë të izolimit, të qëndrimit në shtëpi, pasi edhe vendi jonë dhe qytetarët e saj janë duke u ballafaquar me virusin OCVID-19.
Buca ato pastaj po i ndanë me publikun, adhuruesit e kësaj fushe të artit, përmes publikimi në rrjete sociale, transmeton Portali 2lONLINE.com.
Florent Buca, artisti gjilanas kohëve të fundit po na sjell një cikël ndryshe te dizajnëve grafike, meqë është edhe fushë e tij profesionale.
Në këtë kohë të pazakontë pandemie, ai vazhdon të na freskojë me punime të ndryshme artistike që lidhen me përditshmërinë tonë, me zhvillimet sociale e politike në vend, por edhe me ‘art të bute’ e ‘minimal’.
Në një rrethane normale, këto punime do të duhej të ishin pjesë e një Galerie, të cilat sigurisht se do të ekspozoheshin për publikun që nuk kam aspak dyshime se do të prisnin me padurim ta vizitonin nj [ ekspozitë të tillë, për të parë dhe shijuar nga afër, artin e tillë që e preferon gjianasi Buca, transmetoon 2LONLINE.com.
Portali ynë po ua prezanton disa prej tyre!