Trajneri I FC Drita, Arsim Thaçi e ka ofruar dorëheqjen pas barazimit në ndeshjen e fundit kundër KF Dukagjinit.
I pakënaqur me rezultatet e deritanishme, trajneri Thaqi sot kërkoi takim me kryesin e klubit për të ofruar dorëheqjen e tij.
Pas shumë diskutimiteve kryesia e klubit i ofroi trajnerit mbeshtetje për vazhdimin e rrugetimit drejt synimit të klubit, por që treneri ishte i vendosur për këtë vendim dhe kryesia e klubit u detyrua ta respektojë vendimin e trajnerit Arsim Thaqi për t’ia pranuar dorëheqjen.
Klubi jFC Drita e falënderon trajnerin Thaqi për bashkëpunimin tejet korrekt dhe profesional duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij klubi. /2LONLINE/