DYLON

Azemi: Gjilani veçmas, e përgjithësisht Anamorava nuk e harron se kush i solli gjitha projektet kapitale këndej

Azemi: Gjilani veçmas, e përgjithësisht Anamorava nuk e harron se kush i solli gjitha projektet kapitale këndej
Avatar photo Redaksia

Ardian Azemi, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan ka thënë se ardhjet e përditshme e të shumta në Aleancë në Gjilan, shpërfaqin dy të vërteta: -Që njerëzit e kanë kuptuar se të tjerat ofetra kanë qenë të rrejshme, mashtruese dhe kryekëput për interesa të ngushta. -Që Aleanca në Gjilan ka një udhëheqje ndryshe, stabile, korrekte, serioze dhe premtuese.

“Askush më askujt nuk i beson symbyllur. Njerëzit refuzojnë të nënshtrohen, të mashtrohen sërish, të vazhdojnë të besojnë në parti të cilat janë dëshmuar të dështuara dhe mashtruese. Gjilani të beson njëherë e dy, por ndëshkimin e ka të rënd, e të cilin do ta shohin të tjerët”, ka thënë Azemi.

EkoHigjiena

Sipas tij, komunat të cilat Aleanca sot i udhëheqë, janë kampione në secilën matje të organizatave të besueshme vendëse e të huaja. Ato po zhvillohen përditë e më shumë, ndërsa Gjilani përorshëm po degradon si pasojë e një mendësie mashtruese politike e me njerëz pa pikë përvoje, përveç të padijshëm.

“Gjilani veçmas, e përgjithësisht Anamorava nuk e harron se kush i solli gjitha projektet kapitale këndej. Aleanca nuk ka folur për këto projekte të cilat i ka përkrahur kryeministri Haradinaj sepse konsideron se këto janë punë me të cilat duhet me u marrë qeveria e kryeministri, por ndonjëherë ajo është e detyruar t’i përmend projektet sepse të tjerët ose bëjnë përpjekje me i përvetësuar, ose siç ka ndodh, i kanë anuluar”, ka thënë Azemi i AAK-së..

Sipas tij, ardhjet e fuqishme në Aleancë do të ndodhin vazhdimisht, shumë publikisht e jo pak privatisht për shkak të frikës nga hakmarrja qoftë e pushtetit aktual, qoftë e partive tjera.

“Njerëzit tanimë e kanë kuptuar adresën e saktë dhe serioze. Gjilanin do ta bëjmë evropian sepse edhe njerëzit i ka më evropianë< thotë Ardian Azemi, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.