DYLON

Reagon Hidromorava: Jemi duke menaxhuar plotësisht me të gjitha burimet e ujit, përfshirë këtu edhe burimin “BAJA”

Reagon Hidromorava: Jemi duke menaxhuar plotësisht me të gjitha burimet e ujit, përfshirë këtu edhe burimin “BAJA”
Avatar photo Redaksia

Pas  shkrimit të opinionistit Skender Berisha, se KRU Hidromoravës poi i humbim sasi të mëdha të ujit nga neglizhenca, ka reaguar kjo Kompani duke thënë se tendenca për neglizhencë të shfrytëzimit te ujit nuk qëndron.

LEXO EDHE: KRU Hidromoravës i humbim sasi të mëdha të ujit nga neglizhenca

EkoHigjiena

“Njoftojmë opinion publik, se Kompania KRU “HIDROMORAVA” Sh.A është duke menaxhuar plotësisht me të gjitha burimet e ujit, përfshirë këtu edhe burimin “BAJA” nga i cili përveç që shfrytëzohet për rritje te presionit për lagjet me lartësi mbidetare, furnizon në mënyrë të rregullt edhe Qendrën e Paraburgimit në fshatin Pasjak”, thuhet në reagimin e menaxhmentit të KRU “Hidromorava” Sh.A.

Më tej në reagim thuhet:

Tash në kohën kur kemi të reshura maksimale, është e natyrshme të kemi teprica të ujit në të gjitha burimet, pasi qe uji nuk mund të depozitohet në burimet e ujit siç është rasti me Burimin “BAJA” dhe akumulacionin e Liqenit në Përlepnicë, ku niveli i ujit ka arritur në kuotën maksimale.

Furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët mund të themi se është i kënaqshëm dhe nuk ka nevojë për te shtuar kapacitetin e trajtimit edhe pse kemi tepricë te ujit. Rritja eventuale e prodhimit të ujit të pijshëm do të dëmtonte edhe rrjetin e ujësjellësit gjë që shkakton pasoja për furnizim të rregullt.

Prandaj, tendenca për neglizhencë të shfrytëzimit te ujit nuk qëndron, përfundon, reagimi i menaxhmentit të KRU “Hidromorava” Sh.A.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.