Për herë ë parë, që nga themelimi ( 1997 ), asiciacioni alternativb i shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, shpall SHKRIMTARIN E VITIT, mbështetur në cilësinë dhe vlerave artistike të veprave të botuara brenda një viti kalendarik.
Ky Çmim, sado simbolik, do të nderojë autorin e veprës dhe do të nxis shkrimtarët edhe më tej të krijojnë e garojnë për vlera, vit pas viti.
Të drejtën e konkurimit do ta kenë anëtarët e këtij asociacioni, qofshin nga Gjilani a Krahina e Anamoravës por edhe më gjerë, të cilët veprat e tyre i botojnë përmes shtëpive botuese që veprojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës .
Kryesia e Ars Clubit, përgjatë gjithë Manifestimit të sapopërfunduar, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, e ka menduar dhe ideuar këtë Çmim, të cilin e bëri publik tek në përmbyllje të kësaj maratone letrare .
Një Juri letrare e emëruar nga Këshilli Drejtues i Ars Clubut “Beqir Musliu”, ( Nexhat Rexha, Albinë Idrizi e Sabit Rrustemi ), nesër në mesditë, përmes një ceremonie ad hoc, do ta bëj publike emrin e fituesit të parë të për vitin 2022, me shpresë se do të gjejë mbështetje nga vetë krijuesit, artdashësit si dhe in stitucionet tona nga niveli lokal e qendror.