DYLON

Qytetarët kërkojnë që policia të jetë më e pranishme nëpër lagje të qytetit

Qytetarët kërkojnë që policia të jetë më e pranishme nëpër lagje të qytetit
Avatar photo Redaksia

Në kohën kur janë shtuar vjedhjet nëpër lagje të ndryshme të Kosovës, disa nga të cilat përfunduan edhe tragjikisht për disa banorë që pësuan në pronë të vetën, ndër qytetarë është shtuar kërkesa që Policia e Kosovës të nis patrullimet.

 Shumë nga këto lagje nuk janë të pajisura me ndriçim publik, kurse edhe reduktimet që po lënë shumë vendbanime në terr edhe më tepër kanë shtuar drojën e qytetarëve, të cilët këtë shqetësim po e shfaqin haptazi.

EkoHigjiena

Sipas qytetarëve, Policia e Kosovës duhet të jetë sa më vigjilente dhe t’i shtojë patrullimet, duke bërë me dije që këtë dukuri të vjedhjeve ta çrrënjos dhe që qytetarët të ndjehen më të sigurt në shtëpitë e tyre.

Ata policinë e shohin si shpresën më të besueshme dhe të vetmen dhe duan që policinë ta shohin më të pranishme teksa patrullon nëpër çdo cep të komunës shkruan Radio Star.