Hevzi Ramadani, kryeshef i administratës kominale në Preshevë ka shkruar se deri më 16 tetor 36.000 është numri i qytetarëve të komunës së Preshevës të regjistruar për 16 ditë nga ana e regjistruesve.
Postimi i plotë:
36.000 është numri i qytetarëve të komunës së Preshevës të regjistruar për 16 ditë nga ana e regjistruesve. Vetëm në qytetin e Preshevës janë të regjistruar 16.247 banorë.
Prej nesër edhe ato rrugë të qytetit të Preshevës që kanë qenë pa regjistrues do të mbulohen nga ana e regjistruesve që kanë përfunduar me rrethet e tyre të regjistrimit. Njejtë si në qytetin e Preshevës ashtu edhe fshati Miratocë do të mbulohet edhe me 3 regjistrues tjerë fshatë në të cilën kemi pasur mungesë të regjistruesve. Duke parë mungesën e regjistruesve që në fillim të procesit e kemi planifikuar në këtë formë zëvendsimin e tyre. /2LONLINE/