Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Aeroportin “Adem Jashari”, është arrestuar i dyshuari, shtetas i Shqipërisë , pasi i njëjti ka tentuar të udhëtoj duke prezantuar pasaportë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Me urdhër të prokurorit dokumenti është konfiskuar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
Aeroporti Adem Jashari, 14.12.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti ka tentuar të udhëtoj duke prezantuar pasaportë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me urdhër të prokurorit dokumenti është konfiskuar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/